970×90
970×90

Momenti që një femër të jetë në krye të Odes Ekonomike, Erëza Vela emër potencial

Momenti që një femër të jetë në krye të Odes  Ekonomike, Erëza Vela emër potencial

Nesër do të mblidhen 50 delegatët e Kuvendit të OEK-ut, ku priten ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj ode.

Tani zyrtarisht në garë janë Erëza Vela, Lulzim Rafuna dhe Ruzhdi Kurtishaj.

Lulzim Rafuna ka qenë ish-drejtor i Doganës së Kosovës dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Erëza Vela është një afariste dhe ka qenë drejtuese e emisionit “Ekonomia me Erëzën”, si emisioni më i shikuar në vend, po ashtu ajo ka qenë e angazhuar si eksperte nga USAID, BE, GIZ, dhe anëtare bordi e shumë organizatave, ndërsa Ruzhdi Kurtishaj aktualisht është kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Deri më tani këtë pozitë e kishte mbajtur Berat Rukiqi, i cili ishte zgjedhur kryetar në muajin korrik 2018.

Mandati për këtë pozitë është katër vjeçar dhe një femër me përvojë në fushën e ekonomistë siq është Erëza Vela nga shumë ekspertë të fushës shihet si moment i mirë për vendin dhe ekonominë e Kosovës.

Related posts