
Si McGregor ashtu edhe Khabib këtë javë janë në Abu Dhabi për UFC.
Irlandezi do e bëjë rimetchin me Dustin Poirier të shtunën, derisa rusi do i qëndrojë pranë kushëririt Umar, që do përballet nesër,
Dyshja e UFC-së ishin shumë afër që të takohen në hotelin “Yas Island”.
Të jemi më të saktë, ishin vetëm 30 sekonda në pyetje për takimin dramatik që do kishte ndryshuar shumë shpejtë.
Dy rivalët nuk kanë lidhje shumë të mira pas ndeshjes së fundit, ngase McGregor kërkon rimetchin derisa Khabib nuk pranoi dhe u pensionua me rekordin 29-0.