
Dalin detaje të reja nga vrasja e 27 vjeçarit Mehmet Qema, në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e djeshme.
Sipas burimeve, para vrasjes Qema ka qenë në lokal duke pirë me shokët.
Marius Dema, pasi e ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë qenë shokët e tjerë të cilët e kanë shoqëruar në spitalin “Nënë Tereza.”
Në spitalin “Nënë Tereza” i kanë thënë që nuk mund ta pranojnë pasi ka plagë arme dhe duhet çuar në spitalin e Traumës.
Mësohet se Qema gjatë rrugës për në spital ka pasur gjakderdhje dhe në momentin që ka mbërritur te Trauma ka ndërruar jetë.
Shokët të cilët e shoqëronin e kanë lënë në pavion dhe janë arratisur.