
Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka thënë se në bazë të sondazheve të realizuara së fundmi, PSD del të ketë një imazh pozitiv dhe një përqindje të kënaqshme si parti e re, transmeton Periskopi.
Me sondazhet me mbi 3 mijë të anketuar, jeme afër 7 përqind, e me 1 mijë, afër 4 për qind’’, ka thënë ai në ‘Debat Plus’.
Tutje ai ka theksuar se Vetëvendosje ka pasur rënie të madhe, po ashtu edhe LDK’ja.
Partitë e tjera kanë humbur kogja shumë elektorat. AAK është rritur më së shumti. Vetëvendosje ka humbur më së shumti. PSD ka imazh pozitiv, agresiviteti është ulur. Disa kanë mbetur njëjtë. Janë dëmtuar LDK’ja e në vecanti VV’, ka thënë Molliqaj duke u bazuar në një sondazh të fundit.
Tutje ia thotë se partitë tjera opozitare kanë bërë disa sondazhe por nuk kanë guxuar ti publikojnë për shkak të rënies së madhe që kanë pasur./