970×90
970×90
970×90
970×90

Molliqaj: Familja ime ishte e para që shkoi në Gllogjan pas sulmit serb ndaj familjes Haradinaj

Molliqaj: Familja ime ishte e para që shkoi në Gllogjan pas sulmit serb ndaj familjes Haradinaj


Gjatë kohës që Dardan Molliqaj ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje kiste akuzuar AAK-në se iu merrte haraç bizneseve në Dukagjin. Këto akuza janë rikujtuar pas koalicionit mes PSD-së së Molliqajt dhe AAK-së.

Daut Haradinaj deklaroi se nuk është prekur nga akuzat e Molliqajt pasi ato nuk kanë qenë në drejtim të tij personalisht. Ai tha se kanë pasur dallime politike, por familjarisht janë miq.

“Kemi pasur dallime shumë të mëdha me Dardanin, por nëse flasim për familje e them me përgjegjësi që pak kam pak miq më të mëdhenj se në Deçan, qoftë Brahimin, qoftë mixhën e tij gjatë luftës e pas luftës. Dallime politike kemi pasur, por ato janë tejkaluar. Ne vazhdojmë të bindur për fitore në zgjedhjet që na presin”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Dardan Molliqaj tha se bashkëpunimeve politike duhet t’i bëhet trajtim politik. Sipas tij, mund të bëhen punë të mira me dikë që që nuk e ke shokë nëse është plani i mirë.

Sipas tij, AAK-në e PSD-në e ka bashkuar kauza e përbashkët siç kishte bashkuar familjen e tij me Haradinajn në luftë.

“Na nuk jemi bashkuar prej dashurisë, jemi bashkuar në kuadër të planit që jemi të për të cilin jemi pajtuar. Për interesa të partive që përkthehen në interesa të qytetarëve. Familjarisht kemi pasur një afërsi dhe kemi qenë fshati i parë dhe familja e parë që pas 24 marsit 1999 që kanë shkuar në Gllogjan dhe i kanë thënë që kësaj pune po i shkojmë bashkë. Pas luftës kemi pasur dallime, edhe këta edhe na, dallime politike sepse mendojmë për çështje të ndryshme. Edhe sot kemi dallime se as AAK-ja nuk është shkrirë në PSD as PSD-ja në AAK. Kur vijnë çështje të madhe politike, dallimet të cilat janë shumë ma të vogla sigurisht që na bëjnë bashkë. Nuk jemi kon miq në 99-n por na ka bashkuar kauza, nuk jemi miq sot por e kemi kauzën e përbashkët”, tha Molliqaj.

Related posts