
Molliqaj deklaroi se një qasje e tillë është e papranueshme.
“Mendoj që nuk është reduktuar në atë që ndodhi atje, besoj që krejt një diskurs publik i cili po bëhet shumë shpesh prej analistëve që përfaqësojnë këtë regjim në ardhje, ka një stigamitizim të një rajoni të tërë për arsye të historisë. Më shumë për cka përfaqësojnë ata si rajon, se sa çka përfaqësojnë individët. Nëse problemi është Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ata janë në Hagë, nëse është Sami Lushtaku, këta vijnë në pushtet le te arrestojnë.Një qasje e cila ka një tendencë elitare ka të bëjë me një rezistencë që po vjen prej atje, çfarëdo qasje e tillë është e papranueshme”, tha Molliqaj.
Tutje ai shtoi se është shumë mirë që ka shku në veri, por është më shumë problem i regjimit të vjetër se sa i atij që vie.
“Shumë mirë që ka shku në veri, është më shumë problem i regjimit të vjetër se sa ai që vjen. Unë jam pro shkuarjes në veri e Skenderaj. Rasti i Skenderajt është i padrejtë në mënyrën se si është diskursi karshi Drenicës”, thotë tutje Molliqaj, teksa e krahason Kurtin me ish-presidentin Hashim Thaçi.Shkuarja e Kurtit me xhipa të zi, ku po ndërron me Hashim Thaçin, të njëjtën gjë e kemi pas në Decan, edhe ai me xhipa edhe ky me xhipa, ku po dallon në këtë pjesë”, shtoi ai.