
Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.
“Fola me presidentin Hashim Thaçi: Përsërita se tarifat duhet të revokohen kështu që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë”, tha Mogherini.
Ndërkohë që edhe presidenti Thaçi ka komentuar mbi postimin e saj në Twitter.
“Faleminderit Frederica. Kosova është e angazhuar dhe e unifikuar në qëllimin tonë për të mbyllur kapitullin e dhimbshëm të së kaluarës përmes dialogut me Serbinë, të ndihmuar nga BE. Marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes do të sjellë pajtimin midis vendeve tona dhe do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.