Bashkimi Evropian (BE) ka prezantuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë edhe Shqipëria.
Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë së Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur t’i hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Sot kolegji ka aprovuar paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politikë të suksesshme të zgjerimit. Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE-së. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, ka thënë Mogherini.