Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.
Për arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Mogherini ka zhvilluar bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vucic.
Mogherini ka shpreh keqardhje për zhvillimet e sotme në Kosovë derisa kërkoi dialog.
Ndërkohë presidenti Thaçi i ka thënë Përfaqësueses së Lartë të BE’së se ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që ta ruajnë paqen e qetësinë dhe të gjithë duhet të përqendrohen në të ardhmen.
“Duhet të mbetemi të përqendruar në të ardhmen, të ruajmë frymën e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve”, është shprehur presidenti Thaçi.