Kroacia e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të ‘Euro 2020’ falë fitores bindëse (3-1) ndaj Skocisë.
Skuadra ballkanike i mori pikët e nevojshme dhe i shënoi golat e duhur për t’u pozicionuar në vend të dytë në Grupin D, para Republikës Çeke që po ashtu është kualifikuar nga vendi i tretë.
Ekipi kroat bëri paraqitje të mirë në përgjithësi, porse u veçua Luka Modric me lojën e tij, asistimin dhe golin.
Në anën tjetër, nota më e ulët ka shkuar për portierin skocez, David Marshall, që pranoi tre gola.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në sfidën e ‘Euro 2020’ ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë.