
Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema ishte e ftuar tek ‘Rudina’ e cila foli për profesionin e saj dhe për fëmijërinë e saj.
Ajo kishte rrëfyer se sa shumë i mungon jeta në fshat pasi ka qenë shumë e lidhur me të, shkruan Reporteri.net
“Unë di të mjel lopën njerëzm jam goc për shtëpi”, ka thënë dojna teksa në ekran u shfaq një foto nga fëmijëria e saj.

“Viti i parë për mua në fshat ishte tmerr sepse doja patatina.Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat. Jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë.



“Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Rid he unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin”, rrëfente Dojna.