aren McDougal, ish-modele e revistës Playboy, pretendon se ka pasur një aferë me presidentin Donald Trump.
Gjatë një interviste televizive ajo tha se kishte rënë në dashuri me Trump pasi u takuan në vitin 2006.
Në intervistën e parë televizive, ajo tha se afera e tyre zgjati 10 muaj.
McDougal, 46 vjeçe, tha se ata bënë seks që në takimin e parë mes tyre.
Më pas ajo shkoi në shtëpi duke qarë, pasi ai e kishte trajtuar si prostitutë.
“Pasi bëmë seks, ai tentoi që të më paguante”, tha ajo.
Ajo tha se kanë bërë seks vazhdimisht, duke shtuar se ishte seks i pambrojtur.
McDougal pretendon se afera e saj nisi pak muaj pasi gruaja e Trump, Melania kishte lindur fëmijën e tyre, Barron.
Ajo tha se kishte mbetur e habitur kur mësoi se Trump kishte bërë seks me pornostaren Stormy Danieles në të njëjtin event ku ishte edhe ajo në korrik të vitit 2006.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar deklaratat e McDougal.