970×90
970×90
970×90
970×90

Modeli në klipin e Encës: Nuk e dija që do kishte skena ‘të nxehta’, Enca më lajmëroi vetëm tri orë përpara

Modeli në klipin e Encës: Nuk e dija që do kishte skena ‘të nxehta’, Enca më lajmëroi vetëm tri orë përpara

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, muajin e kaluar solli projektin e saj më të ri muzikor, “Dua”.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe këtë e dëshmojnë edhe miliona klikimet që projekti numëron në kanalin YouTube.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka rrëfyer shumë detaje nga realizimet e klipit me skena ‘të nxehta’.

Ndërkohë, në një video-mesazh befasi të dërguar këngëtares, modeli i cili ishte pjesë e klipit, Pierluigi Fracassi, përshëndeti këngëtaren dhe tregoi disa detaje interesante nga klipi.

Një gjë shumë interesante që publiku nuk e di, Pierluigi tha se kishte qenë fakti se ai nuk e dinte skenarin e videos.

Vetëm tre orë para se të mbërrinte, gjatë kohës sa ishte në aeroplan, modeli tha se mori një telefonatë nga Enca e cila i kishte thënë se klipi do të përmbajë një skene puthjeje, të cilën shpresonte të mos e kishte problem.


Më tej, modeli me shaka tregoi se klipi doli të ketë më shumë skena ‘të nxehta’ se sa një puthje, por që gjithsesi ishte ndarë i kënaqur me realizimin e tij.

 

 

 

Related posts