
Një person është rrahur në sheshin qëndror të Mitrovicës, ku si pasojë e plagëve, është dërguar në qendrën emergjente për mjekim.
Mediet lokale po raportojnë se personi është azilant me prejardhje nga Siria, teksa kanë publikuar edhe fotografi pas momentit të rrahjes, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, teksa ka thënë se është arrestuar një person.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë.Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. lidhur me rastin është arrestuae një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policor”, tha Zahiti.