![Mitrovicë e Veriut: Voton kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/11/czxczxczxc-1.jpg)
Radojeviq ka votuar në orën e parë të mëngjesit.
Pos tij, kandidatët tjerë për kryetar komune janë edhe Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i VV -së dhe Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur.
Në këtë komunë janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa 23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.