970×90
970×90
970×90
970×90

Misteri i shekullit: Kryeministri i zhdukur në vitin 1967 që asnjëherë nuk është gjetur

Misteri i shekullit: Kryeministri i zhdukur në vitin 1967 që asnjëherë nuk është gjetur


Në një pasdite të nxehtë të datës 17 dhjetor 1967, pesë miq arritën në plazhin e Point Nepeanu, Victoria, Australi. Një prej tyre ishte Harold Holt, kryeministri i këtij vendi.


Politikani i cili menjëherë dëshironte të notonte u nis drejt bregut, megjithëse dy miqtë që ishin me të në grup potencuan se valët e ujit ishin më të larta sesa zakonisht, shkruan revista Smithsonian.

Martin Simson, një mik i kryeministrit Holt, hyri menjëherë pas tij në ujë, por shpejt hoqi dorë.

“Rryma e ujit ishte e fortë, kështu që vendosa të mos shkoja më thellë”, rrëfeu më vonë ai.

Miqtë e mbanin Holtin në sy ndërsa notonte më larg prej tyre. Dhe pastaj, në një moment, ai thjesht u zhduk, transmeton Reporteri.net.

Zhdukja e shekullit

Katër prej përcjellësve të tij u ngjitën në kodër për ta parë nga atje, por dukej se Holt kishte humbur të gjitha gjurmët.

Pasi nuk e gjetën, ata kërkuan ndihmë dhe brenda pak minutash siguria e kryeministrit organizoi zhytësit, të cilët filluan të kërkonin në ujë. Policia mbërriti dhe kërkimi vazhdoi në tokë dhe në ajër nga helikopterët.

Nga muzgu mbi 200 njerëz, duke përfshirë edhe ushtrinë, kërkuan mjedisin dhe detin. Ishte operacioni më i madh i shpëtimit i organizuar ndonjëherë në historinë australiane, por nuk pati sukses.

Harold Holt u zhduk!

Dy ditë më vonë, më 19 dhjetor, Holt u shpall i vdekur dhe zëvendësi i tij, John McEwen, u betua si kryeministër i ri i Australisë. Pak ditë më vonë, u mbajt mbledhja komemorative, ku morën pjesë shumë udhëheqës botërorë.

Për shkak të mënyrës së pazakontë dhe pothuajse të çuditshme, në të cilën kryerministri i Australisë u zhduk, ndonëse ka kaluar shumë kohë e gjithë ngjarja është bërë objekt i spekulimeve dhe teorive të shumta të konspiracionit.

Nga vdekja e rremë dhe vetëvrasja, deri te rrëmbimi

Si ishte e mundur të njeriu i parë i Australisë thjesht të zhdukej? Ligjet e atëhershme në Australi nuk përshkruanin një hetim zyrtar në rastin e personave të mbytur trupat e të cilëve nuk gjendeshin, kështu që rasti i Holt nuk arriti kurrë hetuesinë.

Pavarësisht nga dëshmitarët e shumtë që pohuan se kërkimi në plazhin e Point Nepean në shkurt të vitit 1967 ishte kryer në tërësi, sot ka nga ata që refuzojnë të besojnë se Harold Holt, një notues dhe një njeri me përvojë, i rritur në det, thjesht u mbyt.

Holt kaloi më shumë se tre dekada në Parlamentin Australian, por në krye që qeverisë ishte për më pak se dy vite në kohën kur u zhduk.

Vetëm pak muaj pasi u betua në janar të vitit 1966, ai njoftoi se Australia do të merrte pjesë në Luftën e Vietnamit në anën e amerikanëve, gjë që nuk u prit mirë nga votuesit e tij ndërkohë që u oganizuan protesta paqësore në të gjithë vendin. Të gjitha këto janë argumentet kryesore të atyre që besojnë se Holt u vra nga dikush në ujë.

Përveç vrasjes, pak pas zhdukjes së Holt, u shfaqën spekulime rreth shëndetit të tij mendor. Njerëzit spekuluan se popullariteti tij në rënie për shkak të luftës në Vietnam, si dhe presioni politik e detyruan Harold Holt të bënte vetëvrasje.

Një teori pak më e ndritshme sugjeron që kryeministri inskenoi vdekjen e tij në mënyrë që të ikë me dashnoren e tij.

Për vite, historia e zhdukjes së kryeministrit ka marrë kthesat më të pabesueshme. Një officer në pension i marinës australiane deklaroi në shtypin britanik se Holt ishte një agjent kinez gjatë gjithë kohës dhe se ky shtet e kishte evakuuar atë nga një nëndetëse sepse veprimtaria e tij ishte gati të zbulohej.

CIA amerikane nuk u kursye. Harold Holt, thotë një teori, ndryshoi mendjen dhe planifikoi të tërhiqte trupat australiane nga Vietnami, kështu që CIA e hoqi qafe atë përpara se të vinte idetë e tij në veprim.

Të gjitha këto spekulime kontribuuan në rihapjen e rastit në vitin 2003 me ç’rast u krye një hetim zyrtar i policisë për zhdukjen e Holt, shkruan Reporteri.net.

Vetëm në vitin 2005 hetuesit njoftuan se Holt u mbyt në det më 17 dhjetor 1967, për shkak të rrymave të forta dhe mbase për shkak ilaçeve kundër plagëve në shpatulla që ai kishte përdorur. Trupi i tij u bart nga rrymat e ujit në det të hapur dhe ka gjasa që është ngrënë nga peshkaqenët, sugjeron raporti.

Kjo histori mori një epilog zyrtar, megjithëse teoritë dhe legjendat urbane ende jetojnë. /Reporteri.net/.

Related posts