
Anabel Payano, përfaqësuesja e Republikës Domenikane, në Miss Globe 2022, është kurorëzuar si më e bukura e globit, në konkursin e mbajtur këtë të shtunë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë.
19-vjeçarja triumfoi mes 51 vajzave të tjera anekënd botës. Payano është e para përfaqësuese nga Republika Domenikane që fiton konkursin ‘The Miss Globe’, i cili edhe këtë vit u organizua nga Deliart Association.
Anamaria Babau, përfaqësuese e Emirateve të Bashkuara Arabe, u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë.
Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën shoqëruese e tretë dhe e katërt e Miss Globe 2022.