Drejtori ekzekutiv i portalit “Gazeta Projekti”, Alban Miroci, ka komentuar situatën më të re e cila është krijuar pas publikimit të video-incizimit ku disa komisonerë kanë punuar në favor të kandidates për deputete nga AAK, Meliza Haradinaj-Stublla.
Pas kësaj ngjarje, dyshime rreth ‘vjedhjes’ së votave brenda partisë kanë shprehur edhe disa kandidatë për deputet nga partitë tjera e të cilët kërkojnë rinumërim të votave.
Miroci, nëpërmjet një statusi në Facebook, thotë se kandidatët për deputetë nuk janë votuar mjaftueshm nga qytetarët dhe se nuk bëhet fjalë për vota të vjedhura nga subjekti i tyre partiak.
Postimi i plotë:
Sigurisht që ndoshta mund të ketë vjedhje të votave brenda subjekteve politike por jo në masë të madhe siq po pretendohet nga disa kandidatë.
Prandaj, ju që po derdhni lot krokodilli për vjedhje votash, nëse mendoni të merreni me zanatin e politikës vlerësoni lartë ato vota që i keni marrë tani dhe në zgjedhjet e ardhëshme duhet të ndërtoni ekipe ku nuk i’u dështon vota, se me gjasë nuk i’u kanë votu popullata siq keni ëndërruar dhe ëndërroni./GAZETA PROJEKTI/