
Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e 39-të.
Siç rëndom ndodh, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët që mban në rrjete sociale.
Një të veçantë e ka pranuar edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani, me të cilën është së bashku prej shumë vitesh.
Ajo ka zgjedhur një imazh domethënës të partnerit pranë fëmijëve për ta uruar në përvjetorin e lindjes.
https://www.instagram.com/miriamcani/?utm_source=ig_embed
“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar ajo.