Ukë Blakaj, një afarist i njohur nga diaspora dhe qyteti i Istogut, po mirëpritet gjerësisht për kandidaturën e tij në listën e AAK-së, ku mban numrin 37 për zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Projekti.
Ai gjithashtu ka fituar mbështetjen si kryetar i degës së AAK-së në Istog duke treguar përkushtim dhe lidership.
Blakaj është shembull i integrimit të diasporës në proceset politike dhe shoqërore të Kosovës, duke sjellë përvojë ndërkombëtare për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të vendit.