970×90
970×90
970×90
970×90

Miratohet rezoluta për heqjen e roamingut me Shqipërinë

Miratohet rezoluta për heqjen e roamingut me Shqipërinë

Deputetët kanë shqyrtuar rezolutën e propozuar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj për të hequr roamingun me Shqipërinë, pasi ajo është shumë e lartë.

Në prezantimin e rezolutës, Molliqaj tha se një milion thirrje pranojnë qytetarët e Kosovës nga Shqipëria dhe e njëjta nga Kosova për në Shqipëri.

Rezolutën e propozuar nga deputeti Molliqaj e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare, duke e vlerësuar si të domosdoshëm heqjen e roamingut mes dy vendeve.

Në fund pas fjalëve të deputetëve, rezoluta u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Edhe Qeveria i ka dhënë përkrahje të plotë. Këtë përkrahje ia ka dhënë në emër të Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Teksti i rezolutës:

Qeveria e Kosovës në kuadër të integrimit ekonomik me Qeverinë e Shqipërisë të nisë procedurat për heqjen e tarifës së roamingut në telefonin mobile ndërmjet qytetarëve të dyja vendeve.

Të themelohet komisioni i përbashkët Qeveri-Kuvend për fillimin e bisedimeve për eliminimin total të tarifave të roamingut në Kosovë dhe Shqipëri.

Anëtarët e Kuvendit në këtë Komision janë përfaqësues të secilit grup parlamentar në legjislaturën aktuale.

Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës, dhe ai i Shqipërisë të përkujdeset për implementimin e kësaj marrëveshje.

Të thellohet bashkëpunimi në fushën e komunikimeve elektronike me theks të veçantë në shërbimin e trafikut të internetit drejtpërdrejt nyjeve shkëmbyese të internetit të dy vendeve.

Komisioni i përbashkët të raportoj në Kuvend për arritjen e marrëveshjes dhe ecurinë e heqjes së tarifave jo me larg se dy muaj pas miratimit të kësaj rezolute.

Related posts