![Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/Hoti_Avdullah-700x418-1.png)
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur miratimin e rishikimit të buxhetit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka falënderuar deputetët, që siç tha ai, me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.
Postimi i plotë:
Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.
Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.
#vendosemaskën