Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është shkarkuar sot nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndonëse ka konfirmuar shkarkimin e Deliu-Kodra, Haxhiu nuk ka dashur të lëshohet në detaje.
“Komisioni e ka shkaruar. Ju lutem kontaktoni kryetarin e Komisionit”, ka thënë shkurtimisht Haxhiu për Reporteri.net.
Kryetari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se pro shkarkimit kanë votuar 4 anëtarë.
“Po, Komisioni për Legjislacion ia ka ndërprerë përfaqësimin deputetes Blerta Deliu-Kodra. Me katër vota pro dhe dy abstenime”, tha Rrustemi për Reporteri.net.
Shkarkimi i deputetes nga kjo pozitë, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur një raport lidhur me punën e deputetes, dhe se sipas saj ajo është paguar pa shkuar fare në punë.
“Para disa muajve në kuadër të punës sime jam si sinjalizuar nga stafi i MD për problemin që po diskutojmë sot. Këtë vit unë kam marr njoftimin se anëtar e Komisionit jo më emra të përveçëm, por disa që nuk shkojnë në mbledhje dhe paguhen. Kemi nisur punën që dhe kjo ka dalë e vërtetë. Disa anëtar që edhe pse nuk kanë marr pjesë në mbledhje janë paguar. Duke marr parasysh rëndësinë që ka ky Komision. Këto nuk janë pretendim të mija, por është raporti i zyrtarëve të MD-së.
“Sipas raportit financiar pagesa për Deliu-Kodrën është mbi 3 mijë e 200 euro. Unë e di që Deliu-Kodra me ka paditur për shpifje, jam e gatshme që të përgjigjem edhe këtu edhe në Gjykate, nuk ka të bëjë aspak me çështje individuale e as personale. Unë do të ballafaqohem me të në Gjykatë e cila do të jetë e hapur edhe për medie edhe për publikun”, tha ministrja gjatë mbledhjes.
Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të kontaktojë edhe me deputeten Deliu-Kodra, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.