970×90
970×90
970×90
970×90

Ministrja e Jashtme kroate: Dialogu Kosovë – Serbi s’do të duhej të ekzistonte fare

Ministrja e Jashtme kroate: Dialogu Kosovë – Serbi s’do të duhej të ekzistonte fare

Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mbajtur konferencë të përbashkët me homologen e tij nga Kroacia, Marija Pejçinoviq-Buriq. Gjatë kësaj konference u përmend edhe dialogu Kosovë – Serbi, për të cilin ministrja kroate mendon se nuk do të duhej të ndodhte fare. “Por meqë ekziston, atëherë mes dy palëve duhet të arrihet një marrëveshje”, thotë Pajçinoviq-Buriq.
Pacolli tha se është biseduar për problemet që na interesojnë të dyja palëve dhe është ardhur në konkludim që 2 shtetet tona do të vazhdojnë të bashkëpunojnë.

“Kroacia e ndihmon Kosovën në të gjitha problemet rajonale dhe evropiane. Biseduam për bashkëpunim bilateral rajonal dhe ekonomik. Ne e shohim të arsyeshme që në Kosovë të vijnë edhe më tepër njerëz të biznesit dhe Kosova është e hapur për partnerët nga Kroacia sepse ata mund të ofrojnë shumë për Kosovën”, tha Pacolli, raporton TV Arta.

Ndërkaq, ministrja kroate, sa i përket dialogut me Serbinë, tha se qëndrimi i BE-së është më i rëndësishëm dhe është në hapësirën teknike e që mund të hapet edhe në atë politike.

“Së pari, mundësia e vetme është të vazhdohet dialogu dhe të zgjidhet. Në fund duhet të arrihet një marrëveshje që juridikisht është e zbatueshme. Ky dialog nuk do të duhej të ndodhte fare por meqë ekziston, atëherë mes dy palëve duhet të arrihet një marrëveshje”, tha Pajçinoviq-Buriq.

Ndërkaq, Pacolli tha se është i bindur se Demarkacioni do të kalojë.

“Sigurisht nuk po shkon krejt sipas planit dhe kam shpresuar shumë se do të ndodhte dje seanca por nuk ndodhi. Shpresoj dhe dua të besoj që çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Related posts