Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë Sylvi Listhaug ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas një postimi të një deklarate në rrjetet sociale. Kaq u desh që ndaj saj të organizohej një mocion mosbesimi në Parlament nga ana e partive opozitare.
Parlamenti kishte caktuar të votonte mocionit e mosbesimit të martën, por ministrja preferoi të jepte dorëheqje përpara votimit, duke deklaruar se ajo nuk mund të lejonte që Partia e Progresit të humbiste pushtetin gjatë nisjes së saj.
Listhaug është një figurë e profilit të lartë në partinë anti-imigracionit, e cila është pjesë e qeverisë trepalëshe të koalicionit të Norvegjisë.
Kryeministrja Erna Solberg më herët tha se nëse kishte një shumicë kundër Listhaug, ajo do të thërriste një votëbesim për të gjithë qeverinë, çka mund të çojë në zgjedhje të parakohshme ose mund të çojë në krijimin e qeverisë së re nga partitë e opozita.
Mazhoranca aktuale e të djathtëve nuk ka shumicë të cilësuar në Parlamentin norvegjez. Ministri tha se dorëheqja e saj ishte bërë me iniciativën e saj, por vendimi ka qenë surprizë për dy kryetarëve e partive qeverisëse.
Por, cili ishte mesazhi që krijoi gjithë këtë situatë të ndërlikuar politike?
“Liberalët mendojnë se të drejtat e terroristëve janë më të rëndësishme se siguria e vendit”, shkroi ajo më 9 mars e shoqëruar me një foto të luftëtarëve islamikë të maskuar me rroba ushtarake, shalle të zeza dhe rripa municionesh.
Ministrja u përball me kritika të shumta, pavarësisht se ajo e konsideroi si një “gabim komunikues” dhe jo me qëllime fyese.
Kryeministri Erna Solberg gjithashtu kërkoi falje në emër të qeverisë, duke thënë se Norvegjia kishte një “lidhje të veçantë” me terrorizmin dhe duhej “t’i kushtonte vëmendje të veçantë diskutimit të kësaj çështjeje”.