Në spitalin rajonal të Pejës stafi mbështetës për pacientët me Covid janë ballafaquar me një situatë të pa këndshme, siq mëson Gazeta Projekti nga burimet e veta atyre iu ka ardhë vendimi për shkëputjen e kontratave të cilat ishin lidh me ta gjatë vitit të kaluar si staf mbështetës për personat e infektuar me coronavirus.
Disa infermierë të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila udhëhiqej nga Ish- Ministri Zemaj vitin e kaluar po mendohet të mbesin pa punë, pasi Ministria po mendonë që ta shkëputë bashkëpunimin me ta.
Në lidhje me rastin në fjalë Gazeta Projekti ka kontaktuar Miistrinë e Shëndetësisë por qasja me ta ka qenë e pa mundur.