Me gjithë pritjet e gjata për pranimin e vaksinave në Kosovë, pikërisht ata që janë në vijën e parë të frontit kishin refuzuar të vaksinohen me AstraZeneca.
Për këtë cështje nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se do të donin të kishin përgjigje më të mirë nga mjekët.
“Refuzim eshte kur nuk merret vaksina, ne rastin konkret, perkunder qe dozat kane qene te kufizuara, jane marre rreth 5000 prej tyre, edhepse do te deshironim qe pergjigja te ishte edhe me e mire.”- deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se së fundmi kanë arritur si donacion nga BE, 4680 vaksina Pfizer ndërsa vaksinimi i mantilbardhëve ka filluar menjëherë.
Ndërsa dje, Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grlić Radman pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla ka bërë të ditur që qeveria kroate ka ndarë një donacion të vaksinave anti COVID-19 për Kosovën. Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 40 milionë euro për sigurimin e vaksinave, por deri tani asnjë vaksinë nuk është blerë nga shteti./Gazeta Projekti/