970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ministria e Jashtme e Kosovës: Nga aksidenti i autobusit në Kroaci, asnjë udhëtarë nuk është lënduar

Ministria e Jashtme e Kosovës: Nga aksidenti i autobusit në Kroaci, asnjë udhëtarë nuk është lënduar

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka dalë me njoftim për aksidentin e autobusit me kosovarë në Kroaci, shkruan Gazeta Projekti.

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, përfundon njoftimi.

Më herët, kompania kosovare “Deva Tours” autobusi i së cilës është përfshirë në aksident tha se shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Sipas kompanisë, pasagjerët dhe stafi i autobusit kanë shpëtuar pa lëndime.

Related posts