970×90
970×90

Ministria e Infrastrukturës sqarohet për trasenë Prishtinë -Gjilan

Ministria e Infrastrukturës sqarohet për trasenë Prishtinë -Gjilan

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu në konferencë urgjente për media, ka sqaruar procesin e ndërtimit të Autoudhës Prishtinë-Gjilan.

Ai ka thënë se do të sqarojnë dy çështje. “Në aspektin politik ne si ministri vazhdojmë të punojmë profesionalisht. Ne këtë proces e kemi shty sepse ju e dini se edhe gjatë kohës së zgjedhjeve kemi pas fjalë që po bëhet e nuk po bëhet”.
“Kjo punë po niset dhe fal Zotit ne me këtë e shpëtojmë buxhetin e Kosovës prej 12 milion euro”, ka thënë ai.
Kadriu ka deklaruar se Pal Lekaj dhe kryeministri Haradinaj nuk e kanë prek këtë projekt vetëm sa e kanë shtyrë përpara. Kadriu ka sqaruar edhe atë qe ka ndodhur në mes Lekajt dhe Pacollit duke thënë se debati ekziston dhe se për këtë ne edhe kemi thirr konferencën që të sqarohemi se nuk është prek projekti. Sipas tij Behgjet Pacolli nuk ka pasur marrëveshje me ta mirëpo sipas tij nëse këtë e ka bërë me ish ministrin e kaluar le të shkon ta pyet atë.

Related posts