970×90
970×90
970×90
970×90

MINISTRIA E ARSIMIT HUMBI RASTIN NË GJYQ DHE U DETYRUA T’I PAGUAJË 239 MIJË EURO KOLEGJIT AAB

MINISTRIA E ARSIMIT HUMBI RASTIN NË GJYQ DHE U DETYRUA T’I PAGUAJË 239 MIJË EURO KOLEGJIT AAB

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) i ka paguar 239 mijë euro dëmshpërblim Kolegjit AAB vitin e kaluar, pas humbjes së një kontesti gjyqësor lidhur me Udhëzimin Administrativ mbi Akreditimin e institucioneve për arsimin e lartë.

Raporti i Auditimit për vitin 2018, për Ministrinë e Arsimit, thekson se humbjet e rasteve të tilla në Gjykatë paraqesin rrezikë për aspektin buxhetor të Ministrisë.

“MAShT kishte humbur kontestin gjyqësor me Kolegjin AAB dhe si rezultat i humbjes sipas vendimit gjyqësor kishte paguar 239,353€. Kjo humbje e kontestit gjyqësor ka ndodhur për shkak se neni5 23 i Udhëzimit Administrativ mbi akreditimin i hartuar nga ministria ishte në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë nr. 04/L–037”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Zyra Kombëtare e Auditimit thotë se “ekzekutimi i pagesave të tilla mund të ndikon në prishjen e ekuilibrit buxhetor dhe rritë rrezikun që projektet e planifikuara me projeksionet fillestare të mos realizohen fare.”

Auditori Gjeneral sugjeron se për t’iu shmangur situatave të ngjashme, ministri i Arsimit duhet të sigurojë që legjislacioni sekondar të jetë në harmoni me ligjet dhe të forcoj disiplinën financiare që të gjitha obligimet të paguhen me kohë. /Insajderi.com

Related posts