Ministri i Bujqësisë z.Besian Mustafa ka vizituar komunën e Junikut, ku nga afër pa dëmet e shkaktuara sektorit të bujqësisë nga stuhia dhe breshëri i fortë që përfshiu komunën e Junikut mëngjesin e djeshëm. Transmeton GazetaProjekti
Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi mirëpriti vizitën e ministrit Mustafa, të cilin e njoftoj për dëmet që breshëri i fortë i shkaktoj qindra hektarëve të kulturave të ndryshme bujqësore në komunën e Junikut, dëme të pa rigjenerushme duke dëmtuar redimentin dhe llastarët e rinjë që ulin mundësin për një frytdhënje të kënaqshme për vitin e ardhshëm. Kryetari Kuçi kërkoj nga Ministri Mustafa që të shfrytëzoj çdo mundësi për përkrahjen e fermerëve të komunës së Junikut, si potencial i fuqishëm prodhues në vend.
Ministri i Bujqësisë z.Mustafa shprehi gadishmërin për përkrahjen e fermerëve të komunës së Junikut për rikuperim dhe tejkalim më të lehtë të kësaj situate, duke stimuluar motivin e fermerëve për zhvillimin e pasionit të tyre dhe rritjen e prodhimtarisë në nivel vendi si parakusht për zhvillim.