970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ministri Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë

Ministri Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë


Ministri Matoshi ka falënderuar deputetin Milaim Zeka për ndihmën ndaj Ministrisë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, në komunikatën e MMPH-së thuhet se kërkesa e Matoshit drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin e MMPH-së që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Ministri Matoshi, është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.

Kërkesa e Ministrit Matoshi drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin dhe përkushtimin e MMPH-së që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Të bashkangjitur keni shkresën zyrtare të Ministrit Matoshi, drejtuar Policisë së Kosovës.

Related posts