970×90
970×90

Ministri i ri i Brendshëm: Pse e pranova ofertën e Edi Ramës!

Ministri i ri i Brendshëm: Pse e pranova ofertën e Edi Ramës!

Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të.

Duke shtuar, se e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.

Përgjatë një interviste në Opinion, të hënën, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.

“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeministrit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshtoja pasi ndaj shumë gjëra me të.

Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar”, tha Lleshi ne Opinion.

Related posts