
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se nuk është në dijeni për rrahjen e dy drejtorëve, Fatmir e Ilir Morina sot në ambientet e ministrisë që e udhëheqë ai.
Matoshi për Indeksonline arsyetohet duke thënë se ka qenë në terren me disa aktivitete. Por, ministri i AKR-së ka një garancë lidhur me këtë rast.
“Nuk jam ende në dijeni për këtë rast. Kam qenë me disa takime në terren. Por, ju garantoj se në ministrinë që e udhëheqi unë duhet dhe do të ketë zbatueshmëri të kodit etik. Nesër prej me u informu nga të dy protagonistët. Ju garantoj se askush s’do të guxojë të i shkel rregullat e shërbimit civil në ministri” ka thënë Matoshi për Indeksonline.