Ministri i Ministrisë së Inovacionit dheNdërmarrësisë, Besim Beqaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë, me ftesë nga organizatorët e forumit “WBAF – Forumit Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset”, që do të mbahet më 19 dhe 20 shkurt 2018 në Stamboll të Turqisë
Beqaj do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë forum dhe do të jetë folës kryesor në panelin me temën Fokusi Regjional, “Financimi i inovacionit nëpërmjet ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”.
Qëllimi i këtij forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore.