
Mikiarderi i njohur Samir Mane ka ndarë një mesazh të veçantë në rrjetet sociale, duke vlerësuar mikun dhe partnerin e tij të biznesit, Esat Likaj, shkruan Gazeta Projekti.
Në një status të shkurtër por shumë domethënës, Mane i cili zyrtarisht është shpallur miliarder nga Forbes shpreh admirimin për Likajn, duke e cilësuar si një sipërmarrës të klasit botëror dhe një njeri gjithmonë frymëzues.
“Është një kënaqësi e vërtetë të kalosh kohë me një mik si Esat Likaj, një partner biznesi i besuar dhe një sipërmarrës i klasit botëror. Gjithmonë frymëzues dhe gjithmonë një privilegj,” shkruan Mane në statusin e tij.
Ky vlerësim vjen si dëshmi e marrëdhënies së ngushtë profesionale dhe personale mes dy sipërmarrësve, të cilët njihen për kontributin e tyre në zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë rajonale. / Gazeta Projekti /
