970×90
970×90

Milaim Zeka: Thaçi është 200 herë më trim se Anton Quni

Milaim Zeka: Thaçi është 200 herë më trim se Anton Quni


Sa herë përmendet lufta, debati mes deputetëve e figurave tjera politike në vend eskalon me sharje, fyerje e çka jo tjetër. Ngjashëm ndodhi edhe dje mes deputetit të PDK’së, Hajdar Beqës e atij të LDK’së, Anton Qunit. Aty u përfshi edhe presidenti Thaçi, i cili ishte ftuar për raportim në Komisionin Hetimor Parlamentar për deportimin e gylenistëve. Quni e quajti Thaçin ‘frikacak’, e ky i fundit i tha të mos ‘djersitet fortë për luftën’. Frikacak Qunin e quajti edhe Hajdar Beqa, i cili më vonë kërkoi nga deputeti Milaim Zeka që të dokumentojë veç 5 sekonda nga arkiva e tij të Anton Qunit në front të luftës. Për krejt këtë përplasje e për arkivat e luftës, Milaim Zeka flet për Periskopin…

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka në një deklaratë dhënë Periskopit i është përgjigjur thirrjes publike të deputetit të PDK’së, Hajdar Beqa, i cili i kërkoi atij dokumentimin qoftë edhe të 5 sekondave të deputetit të LDK’së, Anton Quni në vijat e frontit gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zeka ka thënë se aktualisht nuk ka përgjigje për deputetin Hajdar Beqa, por që as sa mban mend nuk ka asnjë material në arkivë të Anton Qunit në vijë të frontit.

Ai kujton një intervistë që kishte bërë me Qunin, por në bazën komanduese ku qëndronte ai.

“Unë nuk e di a kam, duhet me i shiku arkivat, por aq sa mbaj mend s’kam asnjë material të Anton Qunit në vija të frontit. Të Hysen Berishës po. Por, nuk kam me sa mbaj mend me Anton Qunin. Me Anton Qunin kam bërë intervistë, po jo në vijë të frontit. Kam bërë intervistë edhe me Rrustem Berishën, por në bazën komanduese ku kanë qenë, jo në vijë të frontit”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Tutje, Zeka thënë për Periskopin se deputeti i LDK’së, Anton Quni nuk ka të drejtë t’i thotë presidentit ‘frikacak’.

“Më çfarë të drejte, Anton Quni i thotë presidentit unë e di që je tut në luftë, e tash po tutesh edhe në paqe. Unë të garantoj se presidenti edhe në luftë edhe në paqe është nja 200 herë më trim se Anton Quni. Po të garantoj që presidentit as në luftë, as në paqe, palla nuk i han për kërkon. Nuk e kuptoj çfarë pyetje është kjo që në Komision Hetimor me i thanë presidentit e di që je frikësu në luftë, e tash po frikësohesh edhe në paqe”, ka thënë tutje Zeka.

Ai thotë se është dëshpëruar me pyetjet e kolegëve të tij deputetë, për të cilët thotë se më të interesuar kanë qenë të bëjnë fushatë se raportim të Presidentit.

“Asnjëri nuk e pyeti presidentin ku ishte kur e mori vesh për dëbimin e gylenistëve, a është shkelur Kushtetuta apo ligjet ndërkombëtare, kush të informoi, çfarë veprimesh more ti, pse nuk e shkarkove shefin e AKI’së etj etj. Nuk fyhet institucioni, siç ndodhi me presidentin dje. Presidenti ka luajt dje me ta. U tha njëherë pauzë, kam obligime tjera po prapë kthena. Unë jam shokuar, sinqerisht”, ka thënë tutje Zeka.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij Parlamenti. Prej të parit e deri te i fundit, deputetët dje na kanë qit faqen e zezë. Ata e kanë leju vetën që për shkak të budallakëkut të tyre, t’i driblojë presidenti nga fillimi deri në fund. Asnjë deputet s’ka arrit një pyetje të hairit me ia ba presidentit. u pa se ata e kishin thirr presidentin me ba fushatë elektorale, në kuptimin që me thanë pastaj njerëzit a po e sheh qysh ia ftofi presidentit, e në fakt presidenti jau ka ftof atyre krejtve, i ka qit komplet jashtë autostradës. Në të gjitha kuptimet, presidenti i ka tregu opinionit se deputetët që ishin ulur përballë tij nuk dinë me ba pyetje, janë injorantë, të padijshëm, janë njerëz për cirkuz e jo parlament”, ka thënë Zeka tutje.

Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa, në një publikim në rrjetin social “Facebook”, i kërkoi deputetit të Nismës, Milaim Zeka që të hulumtojë arkivat e tij dhe të dokumentojë vetëm 5 sekonda të Anton Çunit në luftë.

“Nga kontesti i “shitjes” së trimerisë nga deputeti Anton Çuni ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Hajdar Beqa! Kolegu deputet Milaim Zeka, është raportuesi më real i luftës, është autor edhe i shumë filmave dokumentar, mes tjerash edhe i dokumentarit për Komandantin Legjendar Adem Jashari. Unë me Milaimin shpesh jam përplasur edhe në parlament, por kur është fjala te ana faktike për luftën, deri më sot çdo pamje e vërtetë nga arkiva e tij ka dalë! Mbi bazën e kësaj, po i bëjë thirrje publike: Milaim Zeka, A mundesh me hulumtu arkivat tua dhe me vetëm 5 sekonda me e dokumentu që Anton Çuni ka qenë në vijat e frontit?!!!”, ka shkruar Beqa në Facebook.

Ky postim i Beqës erdhi pas përplasjes që pati ai me deputetin e LDK’së, Anton Quni, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve.

‘Ti s’e din çka është lufta. Ti je hy në Kosovë, pas NATO’s” – Thaçi e Beqa kapen keq me Qunin për luftën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka bërë debat me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Qunin për luftën e vitit 2019.

“Ti s’e din çka është lufta, se s’je kanë këtu hiç. Ti ke gjuajt prej Shqipërisë atje. Ti as vjet nuk ki sa kom veprime në luftë unë”, i ka thënë Beqa Qunit.

Tutje. Qunit për luftën i ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Ti ke hyrë në Kosovë, masi ka hyrë NATO këtu. Mos u djerësit me fol për luftë hiç, se as që ke qenë këtu. Ti edhe kur ke ardh, e ke pas shpinën e sigurume. Ti asnjë ditë luftë nuk e ke në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

“Unë nuk dua të flas për luftë se ka pasur njerëz që nuk kanë hëngër bukë tri ditë, e në anën tjetër ka pasur njerëz që kanë marrë mëditje, siç ka qenë Quni”, ka thënë tutje deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa.

Edhe Quni e ka quajtur frikacak Beqën, të cilit i ka thënë se në një udhëtim e kishte mbajtur në prehër, aq shumë që ishte frikësuar.

Related posts