970×90
970×90

Milaim Zeka: Pa u bërë zvarranik i PDK-së dhe LDK-së, as roje e WC-ve publike s’ke pasur mundësi të bëhesh

Milaim Zeka: Pa u bërë zvarranik i PDK-së dhe LDK-së, as roje e WC-ve publike s’ke pasur mundësi të bëhesh


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar rreth deklaratave të sotme të presidentit Thaçi në Komisionin Hetimor Parlamentar, ku iu drejtua deputetit të VV-së, Sami Kurteshi.

Thaçi i tha Kurteshit se i ishte ‘lutur si zvarranik për ta bërë avokat të popullit’, përcjell Ballkani.info.

Zeka ka konfirmuar se ky rast është i vërtetë, duke thënë se për t’iu mos drejtuar në këtë mënyrë askush, nuk ka pranuar asnjë post mbas lufte.

“Pa u bërë zvarranik i PDK-së dhe LDK-së, as roje e ËC-së publike s’ke pasë mundësi të bëhesh”, ka shkruar Zeka. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Presidenti Sami Kurteshit: “Mu ke lute si zvarranik”

Keshtu i tha presidenti sot deputetit te VV-se, Sami Kurteshit, per ta bere avokat te popullit. A eshte e vertete kjo?! Po. Per mos mem thane keshtu, nuk kam pranu asnje post mbas lufte. Pa u ba zvarranik i PDK-LDK-se, as roje e WC se publike s’ ke mujte mu ba…

Related posts