
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se asnjëherë nuk duhet lejuar që politika t’ua vjedh më të dashurit tuaj, apo t’ua prish raportet me ta – raporton Periskopi. Këtë publikim, Zeka thotë ta ketë bërë pasi ballkanasit sipas tij, për shkak të pozicionit politik e partiak, armiqësohen jo vetëm me shokë e shoqe, por edhe me familjarë.
Ai thotë se politikanët kur ulën në tavolina asnjëherë nuk mendojnë për mirëqenien e qytetarëve, por vetëm për tendera e mashtrime.
Lexojeni të plotë reagimin e tij:
Kurr mos pranoni qe politika me t i vjedhe te dashurit e tu
Kam verejtur qe tek ne ballkanasit, per shkak te pozicionimit politik e partiak, ne armiqesohemi jo vetem me shoke dhe shoqe, po edhe me familjare tane.
Kuptojeni qe rreshtimi politik eshte sikurse mbeshteteja qe ju i beni nje ekipi te futbollit. Pse ti je me Barcelonen e gruaja ose nje dikush tjeter me Juventuesin, kjo nuk do te thote qe ne te armiqesohemi.
Kuptojeni edhe nje diçka shume tragjike: Ju kurr nuk do te takoni ne hapesirat ballkanike nje lider politik qe do ulet ne tavoline, edhe do te thoshte: Si do ta pastrojme nje lum nga mbeturinat? Si do te ndertojme nje çerdhe ne filan fshatin? Si do ta mbrojme natyren? Si do te ndertojme nje azil per te moshuarit? A ta bejme bre nje qender per grate dhe burrat e traumatizuar nga lufta? A ta ndertojme bre nje teater, salle koncerti, apo bibliotek? A ndertojme bre nje spital te hajerit? A e reformojme arsimin, ku studenti yne akoma merr shenime? A i ndajme bre 20 milion per bursa te studenteve? A mujna bre me i ba qytetet me gjelbrim? A mundemi more mos me lane qytetarin tone me vujte per rryme dhe uje?!!! Jo, jo, jo!
Biseda eshte kjo: Apo ja meshojme filanit? Apo e shpallim ndonje tender e kujte po ja japim, e sa po na mbesin neve? A po bajme edhe ndonje km asfalt, edhe po ja ngulim asaj kompanise qe na dha oferten me 700 mi per km, e po ja japim vellezerve te filan liderit politik me 1.5 milion euro. A po shpallim ndonje zone neutrale te biznesit, jo per ta ndihmuar biznesin, po xhepin tone.
Dhe krejte ne fundin e bisedes, a po adishim edhe najsen tjeter. Kjo apo asishim, i ka te gjitha brenda paketes…
Prandaj jemi ketu ku jemi…