Sot u bënë 22 vite kur ranë heroikisht tre viganet e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Heroi Edmond Hoxha është përkujtuar edhe nga miku i tij Xhevdet Smakiqi.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për sakrificën e dëshmorit Hoxha për atdheun.
Postimi i plotë i mikut të heroit:
“Edmond Hoxhen e kisha njohur ne bankat e Faklutetit Juridik ne Velani ne vitin 1996, sot i kam në vesh fjalët e arta per Drenicën, me pyeste a ma ka prish kush ? e kishte fjalën per policinë serbe . Djalë vigan në pamje guximtarë, atëdhetar pamje kreshniku shqiptarë.
Kur shumë pak studentë, e në gishta te dorës numroheshin profesoret, qe besonin ne luftën e armatosur , për herë te parë ne Nëntor 1996 ne sallen e ligjeratave ku mbanim ne shtëpi private ne Velani , ne banken ku ulej gjithëmonë Edmond Hoxha, ne e thrrisnim EDI , kishim vërejtur akronimin/shkurtesën e artë te lavdise UCK.
Për te qenë te sinqertë nuk e deshifruam, deri sa pas 3 muajve Edi ra deshmorë me Komandant Zahir Pajazitin e Hakf Zejnullahun.
Jemi te vegjël shumë atëherë dhe sot para sakrifices se tyre LAVDI” (sic.), ka shkruar Smakiqi.