970×90
970×90

Mijëra qytetarë nderuan veprën e Agim Makës – Presidentja Osmani dërgon telegram ngushëllimi

Mijëra qytetarë nderuan veprën e Agim Makës – Presidentja Osmani dërgon telegram ngushëllimi

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova i dhanë lamtumirën e fundit veprimtarit, politikanit dhe ekonomistit Agim Maka, i cili u përcoll me nderime të veçanta. Në ceremoninë mortore dhe në të pame morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, figura publike, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, që vlerësuan kontributin e tij të çmuar për vendin. Shkruan Gazeta Projekti.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një telegrami ngushëllimi shprehu dhimbjen për humbjen e një personaliteti që dha shumë për Kosovën, duke theksuar se përkushtimi i Agim Makës në shërbim të interesit publik dhe zhvillimit ekonomik do të kujtohet me respekt.

Përveç qytetarëve, në të pame ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, ish-bashkëpunëtorë dhe figura nga fusha e ekonomisë dhe politikës, të cilët ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprimtarinë e tij të pasur.

Agim Maka do të kujtohet si një njeri me vizion, integritet dhe përkushtim të palëkundur ndaj vendit.

 

 

 

 

 

Related posts