Me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, përfaqësues të institucioneve të vendit dhe qytetarë të shumtë, kanë vizituar të mërkurën në Gllogjan familjen Haradinaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar të gjithë ata që po shkojnë për t’i shprehur ngushëllime për babanë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Edhe sot, mijëra qytetarë, si dhe liderë institucionalë e partiak, deputetë e ministra, nderuan figurën e babës sonë, duke na nderuar e ngushëlluar edhe ne, pasardhësve të tij. Qofshi të nderuar!
Poashtu, homologëve të mi, nga rajoni dhe më gjërë, ju shpreh konsideratat më të larta për letrat ngushëlluese që më kanë dërguar.
RH