970×90
970×90

Miguel Ramirez : Florian Marku favorit, por dua ta mposht në sy të shqiptarëve

Miguel Ramirez : Florian Marku favorit, por dua ta mposht në sy të shqiptarëve

Miguel Parra Ramirez është i vetëdijshëm se, përveç Florian Markut, do t’i duhet ta luftojë edhe një turmë të madhe tifozësh vendas në Tiranë, por këmbëngul se kjo nuk e bën të ndihet parehatshëm apo i shqetësuar më luftën e këtij muaji.

Marku, kampion në fuqi në IBF internacional, do të përballet me meksikanin Ramirez në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 25 gusht për titullin e Këshillit Botëror të Boksit në kategorinë gjysmë të mesme.

Boksieri meksikan thotë për Gazetën Nacionale se optimist për fitore në “Air Albania” dhe e cilëson meçin e kategorisë gjysmë të mesme si mundësi për t’u rritur profesionalisht.

Vetëm që jam në gjendje të luftoj aty është arritje për mua, është rritje profesionale për karrierën time, një ëndërr shumë e realizuar”, tha Ramirez për Nacionale.

Marku, pasi bëri një karrierë të jashtëzakonshme në Angli duke fituar edhe epitetin si “Mbreti shqiptar”, do të luftojë për herë të parë në atdheun e vet, Shqipëri.

29-vjeçari nga Lushnja është i pamposhtur dhe llogarit në përkrahjen e mijëra tifozëve shqiptar për ta ruajtur rekordin.

Sidoqoftë, përball tij është Miguel Ramirez, një boksier nga Meksika që mban një rekord të shkëlqyeshëm, por që nuk është i ‘pathyeshëm’.

Rodriguez e pranon që Marku mbetet favorit dhe do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët, por nënvizon se është i gatshëm të fitojë para syve të shqiptarëve.

E di që ai (Florian Marku) është favorit dhe do të ketë një mbështetje të madhe nga njerëzit e tij, fakti që është në shtëpi nuk do të thotë se ai nuk do ta ndjejë mbështetjen e tifozëve të mi. Personalisht, nuk kam probleme me tifozët. Më pëlqejnë sfidat dhe shpresoj të fitoj para syve të shqiptarëve me boksin tim”.

I pyetur për rekordin e pamposhtur të Markut, meksikani shton se nuk ka rëndësi dhe që beson plotësisht se mund të arrijë fitore në “Air Albania”.

Nuk tregon asgjë nëse je i pamposhtur, në boks me një goditje mund të ndryshohet e tërë beteja, edhe legjendat më të mëdha kanë humbje dhe nuk e definon karrierën dhe mendoj se kam çfarë duhet të kem për fitore”.

Ai gjithashtu pret që tifozët meksikanë të jenë të pranishëm në Shqipëri, që do të ishte një motiv shtesë.

Sigurisht, do të ishte një motivim shtesë dhe do të isha shumë i lumtur nëse tifozët meksikan do të më mbështetnin nga afër”.

Për fund, Ramirez deklaroi se shpreson që Marku të ngrejë ndonjë dolli njësoi si do t’ia bëjë ai për të dhënë një shfaqej të mirë atë natë.

Nëse e kam vëzhguar tashmë në disa luftime, ai është një luftëtar i madh, i fortë. Shpresoj që ai të ngre dolli sikur unë, për të dhënë një shfaqje të mirë atë natë”, përfundoi meksikani në intervistë për Nacionalen.

Florian Marku vazhdon të mbetur i pamposhtur me një rekord prej 11 fitoresh (shtatë prej tyre nokaut) dhe një barazim, derisa Rodriguez në 22 ndeshjeve si profesionist ka 19 fitore, dy humbje dhe një barazim.

Related posts