
Ish Zonja e Parë, Michelle Obama hyn në rolin e një pronareje supermarketi në një serial për Netflix. Seria synon të inkurajojë fëmijët dhe prindërit të gatuajnë së bashku. Transmeto Gazeta Projekti
Michelle dhe Barack Obama treguan një seri gatimesh për fëmijë në Netflix. Zonja e parë është vetë pjesë e këtij seriali qe zhvillohet nga 16 Mars në SHBA,
Bota nuk e ka parë kurrë se si Michelle Obama, ish-zonja e parë mëson dy kukulla të quajtura Waffles dhe Mochi – dhe natyrisht audiencën – si të gatuajnë. Ashtu siç paraqet Netflix , protagonistët do të udhëtojnë nëpër botë në një “karrocë fluturimi” dhe do të provojnë receta nga e gjithë bota. Obama pasqyron një pronare supermarketi që ndihmon ekipin e kukullave që janë lodhur nga ushqimi i konservuar dhe i ngrirë.
Së bashku me burrin e saj Barack Obama, ajo nënshkroi një kontratë me Netflix në 2018. Kjo gjithashtu rezultoi në dokumentarin “Becoming”, i cili u publikua në vitin 2020 dhe bazohet në autobiografinë e saj. Qifti Obama gjithashtu punuan si producentë në 10 pjesë të serialit për fëmijë “Waffles + Mochi”.
Obama thotë se ajo dëshiron që përmes punës se saj në këtë shfaqje, të mbështet shëndetin e fëmijëve. Nuk është hera e parë që ajo përfshin kukulla për këtë çëllim. Në vitin 2013, ajo ftoi personazhe nga rruga Sesam (Sesame Street) në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një fushate për të ndryshuar drekat e shkollës në Shtetet e Bashkuara dhe për të luftuar mbipeshën tek fëmijët.