970×90
970×90

Michael Jordan fotografohet në një jaht luksoz në Split që ka qira javore prej një milion eurosh

Michael Jordan fotografohet në një jaht luksoz në Split që ka qira javore prej një milion eurosh

Legjenda e gjallë e basketbollit, Michael Jordan, ka arritur në Split të Kroacisë për pushime – njofton Dalmacija Danas.

Ai ka arritur në aeroportin e Resnikut me aeroplan privat, ndërsa jashtë e kanë pritur tre furgonë. Më pas, i përcjellë nga truprojat e tij është nisur drejt një destinacioni të panjohur të Splitit.

Më pas, 58-vjeçari ka hipur për të lundruar me një jaht luksoz të quajtur M/Y O’Pari, e cila është marrë me qira nga kompania greke, Golden Yachts.

Sipas njoftimeve, jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2020, është i gjatë 95 metra dhe ka gjashtë kuverta.

Ndërkaq, qiraja javore e këtij jahti luksoz kushton rreth një milion euro.

Related posts