970×90
970×90
970×90
970×90

M’i fal tradhëtitë

M’i fal tradhëtitë

 

Të kërkoj ndjesë që të kam tradhëtuar,
para se të të njihja!
Para se të rrufisja buzët,sytë,
madje edhe sekretet,
bashkë me virgjërinë( e ndjenjave)
Po,t’kam tradhëtuar kur ishim asgjë!
T’kam tradhëtuar para se të të gjeja,
se duhet të të kisha kërkuar!
T’kam tradhëtuar kur mendoja për ty,
pa ditur se mund të ishe ti!
Vetja më zverdhet si hepatit B,
pastaj marr një ngjyre pa ngjyrë,
që ka një shije të pashijshme!
E rëndë tradhëtia!
Më fal e dashur!
M’i fal tradhëtitë e kohës kur nuk të njihja,
kur nuk dija as që ekzistoje,
madje as që kishe lindur,
( nëse kishe lindur).
Të përgjërohem,
mbi librin e pashkruar të mëkateve të mija,
m’i shenjtëroftë falja jote!
Tani le të tokësoj i çliruar,
në parajsën tënde…

~ Albi Lushi

Related posts