970×90
970×90
970×90
970×90

Meta: Vendi është në krizë politike, mos prisni president të përsosur

Meta: Vendi është në krizë politike, mos prisni president të përsosur

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka folur për incidentin që ndodhi në zyrat e Frymës së Re Demokratike (FRD).

Meta shprehu se mazhoranca po tenton të minojë pluralizmin politik në vend.

Sulmi, i cili erdhi pak ditë pasi u nënshkrua marrëveshja me Partinë Demokratike, sipas presidentit, është sjellje provokuese e mazhorancës.

“Sulmi i dhunshëm ndaj FRD-së si forcë opozitare, vetëm pak ditë të nënshkrimit me PD-në të një marrëveshjeje, është sjellje provokuese e maxhorancës. Maxhoranca tenton të minojë pluralizmin politik në vend. Të gjitha veprimet e kryetarit të Bashkisë dhe punonjës të saj janë kryer në kundërshtim të ligjit”.

Presidenti tha se nëpër korridore qarkullonte një letër, e cila nuk kishte as vulë, emër titullari apo numër protokolli dhe, sipas së cilës, kërkohej lëshimi i zyrave.

Presidenti pranoi që në zyra arriti, pasi ishte njoftuar nga kryetari i FRD-së.

“Në korridoret e FRD, ishte ngjitur një letër, pa vulë, pa emër titulluari, pa numër protokolli, e datës 3 mars, me qëllim që të dukej si akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e FRD-së dhe të opozitës. Më pas, FRD-së i është shkëputur energjia. Kryetari, pas letrës njoftoi edhe presidentin. Pasi mbërrita në selinë e FRD-së, bisedova në lidhje me këtë situatë të krijuar”.

Ai gjithashtu tha se zyrat e FRD-së dukeshin si skenë krimi, nga policët.

“Policët ishin futur në FRD, sikur aty ishte skenë krimi. Policët donin të pengonin presidentin në punën e tij. FRD nuk ka zaptuar zyrë publike”, shtoi Meta.

Presidenti akuzoi se dalin kandidatë të cilët dhunojnë të drejtën e votës. Prandaj, sipas Metës vendi ndodhet në krizë politike, prandaj mos të pritet një president i përsosur.

“Promovohen kandidatë për deputet dhunuesit e zgjedhjeve. I bëj thirrje popullit shqiptar të mbrojë votën e tij ndaj kujtdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin tonë. Presidenti ka plan të qartë, ka vetëm një votë që do të jetë e barabartë me qytetarinë Shqipërisë”.

“Përballë nesh është një bandë ndërkombëtare duke shtypur popullin”, përmbylli Meta.

Related posts