
Mesut Ozil ka zbuluar të ardhmen e tij.
Mesut Ozil ka thënë se ai e sheh si opsion pensionimin te Arsenali.
“Pse jo? Jam ende i ri, jam 30 vjeçar”, ka thënë mesfushori gjerman për ‘Evening Standard’, përcjell “lajmi.net”.
“Në futboll, gjithçka është e mundur, por unë jam shumë i lumtur që luajë për një skuadër të madhe si Arsenali”, ka shtuar më tej Ozil.
Mesfushori gjerman është duke luajtur në sezonin e gjashtë me Arsenalin, që kur u transferua nga Real Madridi në vitin 2013. /Lajmi.net/