970×90
970×90
970×90
970×90

Mësuesja në Gjakovë kështu rreh me rrip nxënësin e klasës së 6-të

Mësuesja në Gjakovë kështu rreh me rrip nxënësin e klasës së 6-të

Një djalë nga Gjakova, i cili është rrahur nga mësuesja e matematikës 3 vjet më parë, ka braktisur shkollën pasi ndaj mësueses nuk është marrë asnjë masë dhe ajo vazhdon të japë akoma mësim.

Në vitin 2015 mësuesja e matematikës, në shkollën “Emin Duraku”, në ditët e para të shkollës, rreh nxënësin e klasës së gjashtë me rrip pantallonash dhe shuplaka. Pas denoncimit drejtoria i jep vërejtje me gojë dhe ia ndërron vetëm klasën. Inspektorati i Arsimit fakton dhunën e ushtruar, psikologjike, fizike dhe ulje në notë. Gjykata deri më tani ka konfirmuar deri në apel, që provat janë korrekte dhe të ligjshme. Ndërkohë pas tre vitesh ende nuk ka dhënë një vendim. Nxënësi refuzon të shkojë në shkollë, në shenjë proteste derisa mësuesja të marrë dënimin për dhunën që i ka shkaktuar.

Në kamerën e Fiksit, djali dhe nëna e tij rrëfejnë dhunën e ushtruar nga mësuesja, injorimin e drejtorisë së shkollës dhe gjykatës, e cila pavarësisht se i ka dhënë të drejtë ende nuk ka marrë një vendim për mësuesen dhunuese. Ata thonë që nëse mësuesja nuk dënohet, do ta marrin vetë drejtësinë ne dorë duke kërcënuar me kanun.

Djali sot 14 vjeç tregon se mësuesja e ka rrahur pa asnjë shkak me rrip pantallonash dhe shuplaka. Madje i ulte edhe vlerësimin. Në fillim nuk i tregoi prindërve pasi nëna ishte shtatzënë dhe kishte frikën e një tragjedie. Në momentin që nuk duronte më ai e rrëfeu ngjarjen në rrjetin social Facebook.

Related posts