970×90
970×90

Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

Barcelona sot edhe zyrtarisht ka njoftuar angazhimin e Ronald Koeman si trajner të ri të tyre, me shumë ndryshime që janë duke u përgatitur te klubi katalan këtë verë.

Edhe pse presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar se Lionel Messi defenitivisht do të qëndrojë në ‘Camp Nou’ dhe se argjentinasi do të jetë lojtar kyç në skuadrën e Kuman, spekulimet rreth të ardhmes së tij nuk kanë të ndalur.

Messi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, dhe ‘Marca’ raporton se ai ka vendosur të largohet.

Ylli argjentinas nuk dëshiron të largohet nga Barcelona pa ndonjë kompensim dhe preferon të ndryshojë mjedis këtë verë, mes interesimit të fortë të Manchester Cityt dhe Interit.

Barcelona do të bëjë gjithçka që të mbajë Messin në skuadër këtë verë, por mundësitë që verën tjetër ta humbin pa ndonjë kompensim janë të mëdha.

Related posts